Vaksinat anti covid nga Pfizer dhe Moderna kanë rezultuar të suksesshme tek gratë shtatzëna dhe gjidhënëse.
Të dhënat e fundit, sipas studiuesve, kanë treguar se këto dy vaksinat nuk kanë shfaqur efekte anësore te gratë shtatzëna dhe gjidhënëse shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Analiza e botuar në New England Journal of Medicine, rishikoi të dhënat e më shumë se 35 mijë grave shtatzëna, ku afro 4 mijë gra kishin marrë vaksinën anti covid.
Nga kjo u bë e ditur se aborti dhe lindja e parakohshme nuk bënin pjesë në grupin e efekteve anësore./GazetaShneta/