Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë shumë i ngrohtë dhe me mundësi për reshje shiu.
Temperaturat minimale priten të jenë deri në 12C, kurse maksimalet deru në 26C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“26.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell paradite. Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen, ku mund të priten reshje të dobëta shiu.
27.04 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu.Ditën kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.
28.04 – Ngrohtë, vransira dhe intervale me diell.Në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën priten rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima.
29.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
30.04 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/