Prof. Luljeta Ahmetaj është vaksinuar me vaksinën anti-Covid në Kosovë Astra Zeneca.
Ajo ka bërë të ditur se 24 ditë pas vaksinës, testi serologjik i ka treguar se ka fituar antitrupa ndaj Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
“Unë jam vaksinuar. Në ditën e 24 testi im ka treguar fitimin e Antitrupave neutralizues”, ka shkruar imunologjia.
Ahmetaj ka treguar se ende nuk e ka kaluar koronavirusin dhe iu ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.
“Vaksinimi paraqet të vetmen shpresë për shpëtimin e jetëve të të dashurve tanë! Unë nuk kam kaluar Covid! Vaksinohuni-mos hezitoni!”, ka shkruar ajo. /Gazeta Shneta/