Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 3,010 testime të kryera janë konfirmuar 227 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (73 vjeç), Rahovec 1 rast (60 vjeç), Shtime 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 104.042 raste nga 520.744 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.129 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 615 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 91 mijë.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 60 raste, Gjakovë 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 16 raste, Drenas 14 raste, Podujevë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Pejë 10 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Lipjan 7 raste, Deçan 6 raste, Shtime 6 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kaçanik, Novobërdë, Partesh dhe Skenderaj.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me mbi 10 mijë raste aktive./GazetaShneta/