Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë me vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell.
Temperaturat miniamle do të jenë nga 6C deri në 8C, kurse maksimalet deri në 25C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“3.05 – Pjesërisht vranët dhe me diell gjatë ditës. Në mbrëmje më shumë vransira, por pa të reshura.
4.05 – Pjesërisht vranët paradite, gjatë ditës kryesisht me diell.
5.05 – Kryesisht me diell. Pasdite vransirat do të shtohen, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.
6.05 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave, e priten mundësi edhe për riga lokale shiu.
7.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/





