Mbi 243 milion doza të vaksinës anti covid janë administruar në Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave të raportuara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) afro 78 përqind e dozave të pranuara janë administruar shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Tashmë, më shumë se 146 milion persona kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, kurse mbi 103 milion persona janë të vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/