Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të kockave, e së fundmi, studimet kanë treguar për rëndësinë e saj në funksionimin e muskujve.
Përtej funksionit të saj, ajo luan rol në uljen e inflamacionit, duke parandaluar rritjen e qelizave malinje, moderimin e funksionit imunitar dhe nivelit të humorit shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Nivelet e ulëta të vitaminës D janë të shoqëruara me kushte shëndetësore si mbipesha, kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, depresioni, skleroza e shumëfishtë, diabeti dhe hipertensioni.
Burimet e vitaminës D mund t’i merrni përmes:
Suplimenteve
Dave Coast, nutriocist në Los Anxhelos, thotë se “marrja e kalciumit, magnezit dhe vitaminës D së bashku është ideale për shëndetin e kockave”.

Ushqimet e shëndetëshme
Susan Bowerman theksoi se shumë njerëz në ShBA kanë nivele të ulëta të vitaminës D, si mungesë e konsumimit të ushqimeve që përmbajnë këtë vitaminës.Bowerman sugjeroi se burimet më të mira të vitaminës D gjenden në: peshkun yndyror, djathë, vezë, kërpudha, qumësht, drithëra.

Rrezet e diellit
Ndërkohë që, ushqimet e shëndetëshme dhe suplementet ju sigurojnë vitaminën D, gjithashtu edhe rrezet e diellit rrisin nivelet e vitaminës D në trupin tuaj.”Shumë burime sugjerojnë se diku 5 deri në 30 minuta ekspozimi ndaj diellit janë të përshtatshme”, tha Bowerman.

Ekspertët shëndetësor rekomandojnë marrjen e një suplementi prej 400IU në ditë dhe ekspozimi ndaj diellit 15 minuta për të paktën 3 herë në javë.
Ky do të ishtë një kombinim i duhur për të marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës D./GazetaShneta/


