Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Forma ‘COVID i gjatë’ do të paraqet një sfidë të re në vitet në vazhdim, sipas ekspertëve

Jetë 10/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Efektet akute të pandemisë SARS-CoV-2 në jetën e njerëzve kanë mbajtur në mënyrë të përshtatshme vëmendjen e kombit, por efektet afatgjata që vuajnë shumë njerëz po tërheq vëmendjen gjithnjë e më të madhe.

Tani kjo gjendje quhet zyrtarisht pasoja akute e infeksionit SARS-CoV-2 (PASC), por e njohur më parë si ‘COVID i gjatë’, kjo sindromë përfaqëson një situatë dobësuese të simptomave që vazhdojnë shumë kohë pas një periudhe kur njerëzit duhet të ishin shëruar nga fazat fillestare të sëmundjes.

Njerëzit me ‘COVID të gjatë’ raportojnë lodhje, mjegull në tru (konfuzion), çrregullime gastrointestinale, çrregullime të gjumit, ankth, dhimbje muskulore dhe shumë më tepër, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Sondazhet e kryera nga grupe të shquara të pacientëve kanë gjetur heterogjenitet të madh midis individëve në llojet e tyre dhe ritmin e simptomave të tyre.

COVID i gjatë ndodh tek njerëzit që ishin fillimisht shumë të sëmurë dhe tek ata që fillimisht ishin pa simptoma.

Një studim nga Mbretëria e Bashkuar raportoi se një mesatare prej pesë muajsh pas daljes nga spitali për COVID-19, vetëm 29% ndiheshin plotësisht të rikuperuar dhe një në pesë kishte një paaftësi të re ku prej tyre pothuajse 40% kishin një dëmtim të rëndë ose shumë të rëndë të shëndetit mendor dhe fizik.

Me miliona njerëz të shtruar nëpër spitale dhe më shumë njerëz të infektuar me SARS-CoV-2, pasojat për gjendjes COVID të gjatë janë shumë më të thella e të rënda.

Ne kemi një numër të madh të njerëzve që përballen me mundësinë e një gjendje kronike pa diagnostifikim ose terapi.

Dhe për të gjithë njerëzit, kjo sindromë mund të lërë toksicitet financiar afatgjatë, i cili është aq i dëmshëm në një kohë sa ata mund të mos jenë në gjendje të punojnë – dhe rrezikojnë të humbin mbulimin e sigurimeve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSa mund të zgjasë një kollë i thatë që buron prej infeksionit SARS-CoV-2
Artikulli i rradhës Covax pritet të dorëzojë mbi 62 mijë vaksina Astra Zeneca këtë javë në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.