Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Britania e Madhe planifikon uljen e masave kufizuese kundër COVID-19

Lajme 10/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Niveli i alarmit të Mbretërisë së Bashkuar rreth COVID, po ulet nga niveli katër në nivelin tre, thanë të hënën zyrtarët e departamenti të shëndetësisë, përpara se kryeministri Boris Johnson të njoftojë lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve pandemike.

Sipas faqes së internetit të departamentit të shëndetësisë, niveli katër paralajmëron që transmetimi është i lartë ose rritet në mënyrë eksponenciale. Niveli tre paralajmëron që epidemia Covid-19 është në qarkullim të përgjithshëm, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Treguesit kryesor për uljen e shkallëzimit nga niveli i katërt në nivelin e tretë përfshijnë normat si: “më pak se 10.000 infeksione të reja në ditë” dhe “shkalla e rasteve javore në Mbretërinë e Bashkuar më pak se 25 për 100.000 të popullsisë”.

Drejtorët kryesor të mjekësisë të Mbretërisë së Bashkuar dhe drejtori kombëtar mjekësor i NHS thanë se ata këshilluan të ulnin nivelin e masave duke u bazuar në të dhënat e fundit, të cilat kanë rezultuar nga “përpjekjet e popullatës drejt distancimit shoqëror dhe ndikimin të programit të vaksinave në vend.

Ata paralajmëruan se virusi është ende duke qarkulluar në vend, me infeksione të reja që regjistrohen çdo ditë, “kështu që të gjithë duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë. Kjo mbetet një pandemi e madhe globalisht”.

Ndërsa ka ende numrin më të keq të vdekjeve në Evropë, Britania e Madhe ka dalë nga vala e saj goditëse e dytë – fal suksesit të fushatës së vaksinimit.

Qeveria tha të dielën se më shumë se 50 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë vendin dhe mbetet në rrugën e duhur për t’u ofruar – të gjithë të rriturve një dozë vaksine deri në fund të korrikut. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakOBSH klasifikon për herë të parë variantin e ri të Indisë si gjendje shqetësimi
Artikulli i rradhës Obeziteti mund të jetë një faktor rreziku në rast të infektimit me COVID për këto arsyje

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.