Obeziteti është vlerësuar si një faktor rreziku për një rast më të rëndë të sëmundjes së COVID-19.
Gjendja e obezitetit është e lidhur me funksionin imunitar të dëmtuar dhe është treguar se përkeqëson rezultatet nga COVID-19, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Për shembull, njerëzit me mbipeshë kanë një rrezik më të madh për shtrimin në spital, pranimin në kujdesin intensiv emergjent dhe vështirësive rreth ventilimit për shkak të zvogëlimit të kapacitetit të mushkërive.
Një studim i fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës, u ekzaminuan të dhënat nga 88 spitale në Shtetet e Bashkuara që ishin pjesë e regjistrit të sëmundjeve kardiovaskulare rreth COVID-19.
Ata zbuluan se njerëzit me mbipeshë kishin më shumë të ngjarë të shtroheshin në spital, më shumë të ngjarë të viheshin në një ventilator dhe kishin një rrezik më të lartë të jetës.
Të dhënat zbuluan se këto rezultate negative të COVID-19 u rritën së bashku me madhësinë e indeksit trupor.
Si COVID-19 ashtu edhe patofiziologjia e mbipeshës shoqërohen me çrregullime te mpiksjes, kështu që individët me obezitet janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar mpiksje gjaku në eventualitetin e nje infeksioni COVID-19.
Kjo mund të dërgoj në emboli pulmonare, goditje ose sëmundje të zemrës.
Dihet mirë se njerëzit me mbipeshë shpesh kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese si diabeti tip 2 dhe sëmundjet e zemrës. Një përgjigje imune e ndërmjetësuar nga qelizat bën pjesë në patofiziologjinë e diabetit tip 2, duke i vendosur këta individë në rrezik më të lartë për të marrë infeksione.
Një gjendje e mbipeshës promovon gjithashtu mungesën e vitaminës D. Kjo vitaminë ka një efekt në modulimin e përgjigjeve imune të lindura dhe atyre adaptive.
Në një hulumtim të botuar në revistën ‘Nature Revieë Endocrinology’, autorët shkruajnë se “pandemia COVID-19 mund të ketë pasoja serioze për epideminë e mbipeshës”. /Gazeta Shneta/