Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka komentuar programin qeverisës të prezantuar sot nga kryeministri Albin Kurti.
Abdixhiku ka kritikuar qeverinë për mungesë të një plani afatgjatë dhe të detajuar për shëndetësinë, shkruan Gazeta Shneta.
“Shëndetësinë e përmendni me 344 fjalë në një faqe. Asnjë fjalë për spitalet që do t’i ndërtoni, investimet në pajisjet e reja. As datë as numër as masë, për katër vjet plan e program. Po aq e thatë sikurse shëndetësia mbetet edhe pjesa ekonomike e programit”, ka thënë ai.
Kreu i LDK-së ka kritikuar programin në tërësi duke thënë se nuk dihet se sa do të jetë kostoja për investimet në secilin sektor. /Gazeta Shneta/