Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

EULEX i përgjigjet pozitivisht kërkesës për donacion nga Klinika e Endokrinologjisë

Lajme 18/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Misioni i EULEX-it në Kosovë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së drejtoreshës së Klinikës së Endokrinologjisë Dr. Venera Berisha-Muharremi, për një donacion të pajisjeve elektronike

Klinika e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pranoi një donacion nga EULEX-i.

Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë e dhuroi këtë donacion, i cili përmban inventar, pajisje kompjuterike, fotokopje dhe materiale tjera për zyrat e personelit shëndetësor.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, dr. Valbon Krasniqi, e falënderoi Bashkimin Europian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, sidomos sektorit të shëndetësisë gjatë kohës së Pandemisë COVID-19.

“Gjatë këtyre muajve gjithmonë kemi pasur në krahë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët në një formë ose tjetër e kanë lehtësuar punën tonë. Ky donacion është dëshmi e bashkëpunimit dhe mbështjetes së ofruar nga Bashkimi Europian”.

“Falënderojmë për këtë donacion misionin e EULEX-it. Në ju sigurojmë se të gjitha këto do të përdoren sipas destinimit dhe do të kujdesemi që t’i mirëmbajmë ato”, tha Krasniqi.

Në këtë ceremoni solemne mori pjesë edhe kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj- Gashi, e cila shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën e ofruar, veçmas në këtë kohë sfiduese me pandeminë.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark, që dorëzoi donacionin, kujtoi dhe vlerësoi lart rolin e mjekëve dhe infermierëve në shoqëri, derisa tha se ata meritojnë më shumë.

“Unë e di sa e rëndësishme është puna e juaj. Ajo vlerësohet lart, sepse ju keni bërë një betim për t’i ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Kemi ardhur të sjellim këtë donacion që t’ju ndihmoj juve. Janë disa pajisje që kanë qenë për ne, por nuk i kemi përdorur, sepse kemi vlerësuar që janë më të rëndësishme për ju”, theksoi Ëigemark.

Drejtoresha e Endokrinologjisë, Venera Berisha- Muharremi, ndërkaq, duke falënderuar misionin e EULEX-it, tha se është befasuar që kërkesa e saj është aprovuar menjëherë.

“Kam bërë kërkesën për donacion në EULEX. Jam befasuar për të mirë që kjo kërkesë është trajtuar me prioritet dhe është aprovuar menjëherë”, tha Berisha- Muharremi.

Artikulli paraprakKrasniqi emëron ud. drejtorët në Spitalin e Gjilanit dhe të Vushtrrisë
Artikulli i rradhës 64 raste pozitive me Covid-19, 409 pacientë të shëruar dhe një viktimë brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.