Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zëdhënësi i Qeverisë: Deri në fund të muajit presim të vijnë edhe 139 mijë vaksina

Lajme 24/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka deklaruar se deri në fund të muajit Qeveria pret të vijnë edhe 139 mijë doza të vaksinave.

Deri në fund të muajit në Kosovë pritet të arrij edhe një kontingjent prej 139 mijë vaksinash, kurse qeveria njofton se mbi 3500 vaksina do të vijnë në vend si donacion gjatë javës së ardhshme.

Kjo e diel ishte ditë pushimi edhe në sallën “1 Tetori” aty ku janë vaksinuar personat e moshave të shtyra duke e çuar në mbi 56 mijë numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve kundër Covid-19.

Ndërkohë qeveria e vendit vazhdimisht është kritikuar për numër të vogël të të vaksinuarve.

Megjithatë nga ekzekutivi kanë deklaruar se javën që po vjen do të pranojnë edhe 3510 doza të vaksinës.

“Planifikojmë dhe presim që deri në fund të muajit të kemi në total edhe 139 mijë vaksina, ashtu që të mirëmbahet procesi i vaksinimit pa ndërprerje dhe të përmbushet synimi ynë për vaksinim të qytetarëve”, tha Kryeziu për RTK-në.

Sipas tij, qeveria synon edhe të blejë vaksina dhe jo vetëm të pres donacione.

Mbi 3500 doza të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit në fillim të këtij muaji kanë ardhur në Kosovë si donacion i Bashkimit Evropian.

Ndërkohë pritet që të hënën 500 punëtorët të cilët janë vaksinuar në Kukës me datë 20 dhe 21 mars të paraqiten në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca.

Artikulli paraprakMjekët dhe infermierët që u vaksinuan në Kukës, marrin sot dozën e dytë në Prishtinë
Artikulli i rradhës Çka është vija e errët që shfaqet në bark gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.