Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në kohë pandemie katër mjekë e bojkotojnë punën në Kardiokirurgji të QKUK-së

Lajme 02/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Katër mjekë të Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, e kanë bojkotuar punën që nga java e kaluar.

Dr. Adem Grbollar, Dr. Bekim Dula, Dr. Shpejtim Shurdhiqi dhe Dr. Ramë Alaj, nuk po pranojnë të punojnë me raste jo-emergjente për shkak të ankesave që kanë ndaj drejtorit të Klinikës Dr. Rifat Brahimaj, shkruan Gazeta Shneta.

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar një letër në fund të së cilës janë emrat e katër mjekëve, të cilët e kanë njoftuar MSH-në se nuk do të punojnë raste elektive.

Gazeta ka mësuar se mjekët janë ankuar se drejtori i Klinikës Rifat Brahimaj po iu bën presion me fyerje dhe ofendime dhe për këtë arsye nuk do të marrin pjesë në mbledhjet dhe vizitën e mëngjesit tek pacientët.

Ndonëse pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje në zemër kanë mbetur në pritje në kohë pandemie, mjekët në letrën e tyre për ironi kanë deklaruar se po e bojkotojnë punën “për të mos rrezikuar jetën e pacientëve”.

Gazeta ka dërguar pyetje në adresën elektronike të Grbollarit por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje. Edhe Ramë Alaj nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.

Brahimaj në anën tjetër e ka mohuar se ka ushtruar presion ndaj mjekëve që janë ankuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai e ka konfirmuar se nga java e kaluar këta mjekë nuk kanë pranuar të punojnë.

“Ankesat e tyre nuk qëndrojnë. Arsyet e ankesës janë personale dhe profitabile. Po kërkojnë të heqin një drejtor dhe të marrin vet pozitën. Kjo nuk është hera e parë që bëjnë kësi probleme. Njëri prej tyre ka qenë më herët në pozitë dhe e dimë se në çfarë gjendje e ka sjellë klinikën”, ka thënë Brahimaj.

Ai ka deklaruar se i ka raportuar mjekët në procedurat disiplinore dhe po pret të merren masa.

Brahimaj ka thënë se megjithatë puna në klinikë ka vazhduar, përkundër ngarkesës së kardiokirurgëve tjerë që janë duke punuar.

“Të gjitha rastet po kryhen, megjithëse është krijuar ngarkesë për kardiokirurgët tjerë”, ka deklaruar ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak138 pacientë të sëmurë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale
Artikulli i rradhës 18 raste pozitive, 239 pacientë të shëruar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.