Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 7 spitalet e përgjithshme po vazhdon trajtimi i pacientëve me Covid-19.
Sipas raportimeve, të shtrirë janë 124 pacientë, 38 të konfirmuar pozitivë, 95 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore, përcjell Gazeta Shneta.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 72 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 26 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë;
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë: 2 në gjendje të rënduar, 23 të konfirmuar positive dhe 23 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë;
Spitali i Pejës, 14 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë;
Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë. /Gazeta Shneta/