Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ju mund të infektoheni me virusin pasi të vaksinoheni: Katër simptoma për të zbuluar Covidin

Jetë 06/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vaksinat Covid, ulin në mënyrë dramatike mundësinë e një personi për tu prekur nga COVID-19, por është akoma e mundur të kapet virusi midis dozave dhe menjëherë pas vaksinës.

Këtu janë katër shenja që mund të keni kapur Covidin pas vaksinimit, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Simptomat e koronavirusit pas vaksinës mund të jenë të ndryshme nga simptomat e zakonshme.

Një studim i ri nga shkencëtarët e monitorimit të Covid-19 në King’s College të Londrës hodhën në dritë mbi simptomat më të shpeshta të kësaj dukurie të pazakontë.

Ekipi shikoi të dhëna nga rreth 1.1 milion njerëz të cilët ishin vaksinuar midis dhjetorit të kaluar dhe mesit të majit.

Ata zbuluan se 2,278 të rritur testuan pozitivë pas vaksinimit. Shifra ra për ata që kishin marr dy dozat.

Studiuesit më pas shikuan simptomat që shkaktonin këto infeksione duke përdorur aplikacionin Covid Symptom Study.

Teshtima, gulçim, dhimbje veshi dhe gjëndra të fryra ishin ndër simptomat e para.

– Teshtima

Teshtitja ishte e vetmja simptomë që raportohej më shpesh tek njerëzit e vaksinuar që morën Covid-19 sesa ata që kishin rezultuar pozitivë por nuk kishin marr një vaksinë.

– Gulçim

Nëse ndiheni me frymëmarrje të çrregulltë pas marrjes së vaksinës mund të jetë e vlefshme të bëni një test Covid.

Sipas studiuesve, njerëzit e vaksinuar me COVID-19 raportuan nivele të ngjashme të gulçimit.

– Dhimbje veshi

Pacientët me Covid që nuk kishin marr vaksinën janë ankuar për tringëllimë në veshët, sipas studimit.

Tinitusi është emri për dëgjimin e zhurmave që nuk shkaktohen nga tingujt që vijnë nga bota e jashtme.

Simptomat e zakonshme përfshijnë një tingull të vazhdueshëm kumbues dhe dëgjim të mbytur.

Pra, gjithashtu ia vlen të jesh i vetëdijshëm për këtë nëse ke marr një dozë vaksine dhe ka filluar shfaqja e kësaj simptome.

– Gjëndrat e fryra

Një efekt anësor më pak i zakonshëm i vaksinës Covid është gjëndrat e ënjtura në sqetull ose qafë.

Këto zakonisht zhduken brenda disa ditësh, por ato gjithashtu mund të jenë një shenjë e një infeksioni Covid.

Për ata që kanë marr vaksinën, një në katër persona përjeton efekte anësore, duke përfshirë djersitje, të dridhura, lodhje dhe dhimbje.

Efektet anësore zakonisht arrijnë kulmin në 24 orët e para dhe mund të zgjasin një ose dy ditë. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakCovid-19: Ky bari mund të shkaktojë antitrupa më të ulët pas vaksinës suaj, zbulon studimi
Artikulli i rradhës QKUK: 124 pacientë në trajtim, 38 të konfirmuar me COVID-19

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.