Një nënë 37-vjeçare në Afrikën e Jugut ka shënuar rekordin e të gjitha kohërave duke lindur për njëherë 10 fëmijë.
Mjekët i kishin thënë se ajo do të lindë 8 fëmijë, por Gosiame Thamara Sithole i befasoi duke lindur edhe dy më shumë.
Lindja ndodhi në një spital të Pretoria, ndërsa gruaja iu nënshtrua një operacioni cezarian. Mediat e huaja raportojnë se ajo lindi 7 djem dhe 3 vajza.
“Kur mjekët më dhanë lajmin unë kisha frikë dhe fillova të lutem që të gjithë foshnjat që kisha në barkun tim të mbijetonin”, ka deklaruar ajo për mediat.
Gosiame Thamara Sithole theu rekordin që mbante Halima Cisse nga Mali, e cila majin e kaluar solli në jetë 9 fëmijë. /Gazeta Shneta/