Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KOMF: Puna e rëndë rrezikon shëndetin dhe jetën e fëmijëve

Lajme 12/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare kundër punës së rëndë të fëmijëve, ka bërë thirrje për sensibilizimin e prindërve dhe institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda.

“Fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për jetën, shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, mungesën e qasjes në arsim dhe rrezikut të abuzimit seksual dhe/ose trafikimit”, thuhet në reagimin e KOMF, transmeton Gazeta Shneta.

KOMF ka deklaruar tutje se Kosova ka Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës nga viti 2020, dhe iu ka bërë thirrje komunave që të marrin masa për zbatimin e këtij ligji në mënyrë që të përmirësohet gjendja e fëmijëve.

Lexoni komunikatën e plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve, KOMF, bën thirrje ? për vetëdijesim dhe sensibilizim të prindërve, institucioneve dhe të gjithë qytetarëve për të mbrojtur fëmijët nga punët e rënda.

Fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për jetën, shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, mungesën e qasjes në arsim dhe rrezikut të abuzimit seksual dhe/ose trafikimit.

Aktualisht, në Kosovë nuk ka shërbime të veçanta të ofruara nga komunat për të adresuar mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda; duke përfshirë qendrat e kujdesit ditor, ekipet mobile si dhe shërbimet e rehabilitimit dhe reintegrimit (mbështetjen sociale, arsimore dhe psikologjike për fëmijët dhe familjet e tyre).

Përjashtim bëjnë iniciativat e disa organizatave jo qeveritare, sikurse Terre des hommes – Kosovo e cila ka hapur qendër ditore në Prishtinë për trajtimin dhe re integrimin e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda me fokus trajtimin e fëmijëve në situatë rruge.

Prej muajit Korrik 2020 në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili synon të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e keqpërdorimit, shfrytëzimin apo formave tjera që vënë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Sipas këtij ligji, çdo komunë duhet të punojë për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha rreziqet, duke përfshirë edhe rreziqet e mëdha që vijnë nga puna e rëndë të fëmijëve.

KOMF u bën thirrje komunave dhe qeverisë të marrin masat të zbatojnë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës në mënyrë që të përmirësojnë gjendjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda.

KOMF ka adresuar një shkresë drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke rekomanduar që shkollat e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve (niveli i arsimit fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë), të mbajnë një sesion dedikuar formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse. Kjo me qëllim të  rritjes të vetëdijes tek fëmijët dhe poashtu krijimit të një hapësire ku fëmijët ndajnë mendimet, pikëpamjet dhe shqetësimet mbi format e rënda të punës.

Puna e rëndë duhet të raportohet në Qendrat për Punë Sociale nga çdo qytetar që mund të dijë apo njohë raste të tilla.

Artikulli paraprakHomeLab Plus pajiset me teknologjinë e fundit për analizat hematologjike “Medonic M51 5-part”
Artikulli i rradhës 112 pacientë të shëruar dhe 17 raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.