Në raportin e fundit të lëshuar nga zyrtarët e QKUK-së njoftohet rreth numrit të pacientëve të trajtuar nëpër klinikat me gjendje të infeksionit COVID dhe situatës së përgjithshme.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 116 pacientë nga Covid-19, 31 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi, përcjell Gazeta Shneta.
Në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 68 me oksigjeno-terapi.
Klinika Infektive, 18 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë;
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë: 13 të konfirmuar positive dhe 17 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë;
Spitali i Pejës, 17 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 0 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë;
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient. /Gazeta Shneta/