Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përgjigja e antitrupave ndaj vaksinimit COVID-19 në pacientët me dështim të veshkave

Jetë 30/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një studim të fundit, shumica e pacientëve me dështim të veshkave të cilët po i nënshtroheshin hemodializës zhvilluan një përgjigje të konsiderueshme të antitrupave pas vaksinimit me Pfizer/BioNTech kundër COVID-19.

Mirëpo, ajo se çfarë ishte në vlerësim, përgjigja e antitrupave ishte dukshëm më e ulët se ajo e individëve pa sëmundje të veshkave, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Individët me dështim të veshkave të cilët marrin trajtime të dializës kanë një rrezik më të lartë të përjetojnë COVID-19 të rëndë nëse infektohen me virusin që shkakton këtë sëmundje.

Prandaj, vaksinimi mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për këta pacientë; megjithatë, ata gjithashtu kanë tendencë të krijojnë përgjigje të reduktuara imune kundër infeksioneve dhe vaksinimeve.

Për të vlerësuar përgjigjet e tyre ndaj vaksinimit COVID-19, një ekip i udhëhequr nga Dr. Moshe Shashar (Spitali Laniado dhe Qendra Mjekësore Tel-Aviv, Izrael) krahasoi përgjigjet e antitrupave pas vaksinimit me vaksinën Pfizer/BioNTech në 56 pacientë me hemodializë ndaj mostrës krahasuese 95 punëtorët të kujdesit shëndetësor.

Të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor zhvilluan një përgjigje pozitive të antitrupave ndaj virusit që shkakton COVID-19, krahasuar me 96% të pjesëmarrësve në grupin e dializës.

Nivelet mesatare të antitrupave në pacientët në dializë ishin dukshëm më të ulëta se ato midis punonjësve të kujdesit shëndetësor. Gjithashtu, ekzistonte një korrelacion i rëndësishëm i anasjelltë i moshës dhe niveleve të antitrupave në të dy grupet.

Megjithëse gjetjet janë paraprake dhe kërkojnë sqarime dhe verifikime të mëtejshme, ato sugjerojnë që dozat dhe oraret e vaksinimit COVD-19, duhet të rishikohen për individët me dështim të veshkave që janë në dializë.

“Unë besoj se gjetjet tona duhet të inkurajojnë pacientët me dështim të veshkave të trajtuar me dializë që të vaksinohen sa më shpejt që vaksinimi të bëhet i disponueshëm për ta, ndërsa ne si dhënës të kujdesit duhet të eksplorojmë mënyra për të rritur efikasitetin e vaksinës tek pacientët tanë”, tha Dr. Shashar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGratë kishin ‘nivelin më të lartë të shqetësimeve’ rreth COVID në fillim të pandemisë
Artikulli i rradhës Një në dhjetë pacientë të zbuluar me sindromën post – COVID, tetë muaj pas infeksionit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.