Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komiteti i MSH-së për imunizim jep urdhër për vaksinim me dozën e parë vetëm me Astra Zeneca

Lajme 07/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët e Kosovës po detyrohen të marrin vaksinën Astrazeneca. Ata nuk mund të zgjedhin me çfarë të vaksinohen nëpër qendrat e vaksinimit siç ka thënë Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Arben Vitia.

Gazeta Infokus ka siguruar dëshmi të një komunikimi të brendshëm ku u është kërkuar të gjitha qendrave të vaksinimit që të vaksinojnë qytetarët vetëm me vaksinën Astrazeneca.

Madje në këtë e-mail nga udhëheqësja e Këshillit Kosovar për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike, Arbëresha Turjaka është theksuar që qytetarët që marrin dozën e parë të vaksinës duhet patjetër të jetë e llojit Astrzeneca,  në mënyrë që të sigurohet që edhe doza e dytë pastaj të jetë e këtij lloji.

Në vazhdim mund të gjeni e-mailin me të cilin MSH-ja ka bërë thirrje që qytetarët që vaksinohen me dozën e parë të jetë vetëm Astrazeneca dhe se nuk kanë mundësi të zgjedhin.

Një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë thanë se nëse në qendrën ku do të vaksinohet qytetari janë dy llojet e vaksinës atëherë ata mund të zgjedhin se cilën duan të marrin.

“Nëse në dispozicion në qendrën e vaksinimit  ka 2 e më shumë lloje te vaksinave, qytetaret mund te zgjedhin vaksinën, megjithëse MSh u rekomandon qe ta marrin vaksinën e pare qe kane mundësi dhe qe është e aprovuar për përdorim nga EMA, FDA apo OBSh’, është thënë në përgjigjen e MSh-së për Gazetën inFokus.

Mirëpo po del se tjetër urdhër ka dhënë i Ministria e Shëndetësisë për qendrat e vaksinimit në komuna gjithandej Kosovës.

Kjo ka irrituar qytetarët, të cilët kanë refuzuar të vaksinohen me këtë vaksinë.

Ata i kanë thënë gazetës Infokus se ndihen të mashtruar nga ministria pasi është thënë se ka doza të mjaftueshme të vaksinës pfizer.

Kujtojmë se 29 qershor në vend arriti edhe kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 nga kontrata e arritur me Pfizer.

Në vend erdhën 106 mijë e 470 doza të vaksinës Pfizer.

Deri me këtë datë qytetarët janë vaksinuar me vaksina të cilat erdhën si donacion ndërsa Kosova është vendi i fundit në rajon që ka siguruar kontratën dhe ka blerë vaksinën antiCOVID./Gazeta inFokus/

Artikulli paraprakSupremja përfundimisht hedh poshtë ankesën e Sejdiut ndaj Bordit të SHSKUK-së
Artikulli i rradhës Doza e tretë përforcuese e vaksinës COVID mund të jetë e nevojshme për këtë kategori, sipas CDC

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.