Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Supremja përfundimisht hedh poshtë ankesën e Sejdiut ndaj Bordit të SHSKUK-së

Lajme 07/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Supreme përfundimisht ka hedhur poshtë ankesën e ish-drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ndaj Bordit Drejtues.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka marr vendim më datën 1 korrik për refuzimin e ankesës së Basri Sejdiut dhe Inspektoratit të Punës, shkruan Gazeta Shneta.

Basri Sejdiu u shkarkua nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së nga Bordi Drejtues para një viti. Inspektorati i Punës në anën tjetër vendosi në favor të tij, duke e rikthyer në pozitë.

Por Bordi Drejtues e kishte kontestuar këtë vendim në Gjykatën Themelore e cila kishte vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të IP-së deri në shqyrtimin e lëndës nga gjykata.

Ndaj këtij vendimi ishte ankuar Sejdiu dhe rasti ka shkuar dy herë deri në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit përfundimisht ka vendosur në favor të Bordit Drejtues duke i dhënë të drejtë Gjykatës Themelore për shtyrjen e vendimit të Inspektoratit të Punës.

Në vendimin, një kopje të të cilit e posedon Gazeta Shneta, thuhet se është refuzuar ankesa e Basri Sejdiut dhe Inspektoratit të Punës, ndërsa është vërtetuar vendimi i Gjykatës Themelore.

“Me aktvendimin e kontestuar të Gjykatës së Apelit nr. 348/2021 të datës 26.04.2021, janë refuzuar si e pabazuar ankesat e të paditurës, Inspektoratit të Punës dhe palës me interes juridik Basri Sejdiu, ndërsa është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Çështjes Administrative”, thuhet në vendim.

Sejdiu ishte shkarkuar një vit më parë më 6 korrik të vitit 2020 nga Bordi Drejtues, pas parregullësive të gjetura nga Auditori i Brendshëm dhe Zyra Kombëtare e Auditorit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë rast i vdekjes nga koronavirusi dhe 9 infeksione të reja të regjistruara sipas IKSHPK në vend
Artikulli i rradhës Komiteti i MSH-së për imunizim jep urdhër për vaksinim me dozën e parë vetëm me Astra Zeneca

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.