Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Kosovë janë vaksinuar 187,314 qytetarë, prej tyre mbi 63 mijë me dy doza

Lajme 10/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë deri më tani janë vaksinuar 187 mijë e 314 qytetarë, nga të cilët 63 mijë janë imunizuar me dy dozat.

Kështu ka sqaruar Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Shneta, kur është pyetur nëse në numrin total të vaksinave të administruara deri më tani, e që janë 250,658, janë përfshirë edhe dozat e dyta.

MSH ka sqaruar se deri më tani në Kosovë janë administruar 250 mijë e 658 vaksina. Nga ky numër total i vaksinave, 124 mijë e 35 qytetarë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 63,291 me dy doza.

“Deri me tani janë administruar 250.605 vaksina, prej tyre 124,023 qytetarë kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës, kurse 63.291 qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinës.  Pra, 124.035+(63.291) x 2=250.605”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas përllogaritjes i bie që në Kosovë deri më tani mbi 6 përqind e popullsisë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 3.5 për qind me dy doza.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës është zotuar se deri në fund të këtij viti do të vaksinojë deri në 60 për qind të popullsisë. Ministria e Shëndetësisë në anën tjetër ka deklaruar se pas kontratës me Pfizer për blerjen e 1.2 milionë vaksinave, si dhe donacioneve, ka në stok doza të mjaftueshme të vaksinave për procesin e imunizimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnalizat që ndihmojnë në diagnostikimin dhe trajtimin e diabetit
Artikulli i rradhës Lindje normale ose me operacion nën kujdesin e stafit profesional të “European Clinic Kosova”

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.