Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjykata e lë në burg ortopedin për 30 ditë, ja sa para ia mori ryshfet pacientit

Lajme 14/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ortopedit Sabit Sllamniku. Siç bëhet e ditur ai ia kishte kërkuar 300 euro qytetarit për vlerësimin e invaliditetit, ndërsa është kapur në flagrancë duke i marr 100 euro

Mjeku ortoped i Klinikës Ortopedike në QKUK, Sabit Sllamniku, i cili u arrestua dje nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje të ryshfetit”, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjyqtari i procedurës paraprake pritet të vendos sot për kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, që Sllamnikut t’i caktohet masa e paraburgimit për 30 ditë.

Sllamniku ndodhet në ndalim policor që nga mëngjesi i djeshëm, kur u arrestua në vendin e tij të punës në QKUK, derisa u kap në flagrancë duke marrë 100 euro ryshfet nga një person në karrocë të invalidit (emër i njohur për redaksinë).

Sinjali raportoi sot se Sllamniku, si anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Invaliditetit në Prishtinë, dyshohet se ia kishte kërkuar atij 300 euro për secilin anëtar të këtij komisioni, në mënyrë që t’ia bënte një vlerësim të tillë.

Artikulli paraprakVazhdon edhe sot fluksi i pacientëve të helmuar që po kërkojnë ndihmë në Deçan
Artikulli i rradhës Sllamniku dyshohet se do t’i ndante 300 euro me dy anëtarë tjerë të komisionit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.