Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se disa mostra të fecesit të marra në komunën e Deçanit janë zbuluar disa lloje të baktereve.
IKSHPK ka njoftuar se në këto mostra janë identifikuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC), transmeton Gazeta Shneta.
“Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC)”.
“Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Për të gjitha informacionet dhe rezultatet laboratorike që do marrim, do të informojmë me kohë qytetarët”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta Shneta/




