Janë shënuar 58 raste të reja pozitive me Sars-Cov-2 në Kosovë, numër pothuajse i trefishuar në krahasim me ditët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave nga IKSHPK, ka njoftuar se nga 3.669 teste në 24 orët e fundit 58 persona kanë rezultuar pozitive me Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga sëmundja e koronavirusit.
MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 13 mijë e 867 doza të vaksinave kundër Covid-19, ndërsa numri i të vaksinuarve në dy doza ka arritur në 124,226. /Gazeta Shneta/