Prof. Maurizio Cecconi, anesteziolog/intensivist italian dhe kryetar i Shoqatës Evropiane të Intensivistëve, iu ka bërë thirrje qytetarëve italian që të vaksinohen.
Në dy postime në Facebook, Cecconi ka thënë se ka përjetuar efektet më të rënda të Covid-19 gjatë punës së tij, transmeton Gazeta Shneta.
“Unë jam intensivist. Kam përjetuar efektet më të këqija të Covid-19. Kam bërë më të mirën për të shpërndarë informacione shkencore gjatë pandemisë. Mendoj se kam shpëtuar më shumë jetë duke informuar qytetarët për masat mbrojtëse dhe sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave, sesa duke punuar në intensivë”, ka deklaruar ai.
Cecconi ka thënë se duke u vaksinuar, qytetarët jo vetëm që do të mbrojnë jetën e tyre por do të shpëtojnë edhe shumë të tjera. /Gazeta Shneta/