Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), po planifikon të japë miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNTech COVID-19, qysh me datën 6 shtator, sipas raporteve të fundit.
Presidenti amerikan Joe Biden shprehu të njëjtën brengë javën e kaluar, duke thënë se ai priste që FDA të merrte vendimin në fillim të vjeshtës.
Vaksina Pfizer ishte e para që mori autorizimin e përdorimit urgjent nga FDA në dhjetor të vitit 2020. Aktualisht, çdo person mbi moshën 12 vjeç ka të drejtë për vaksinën shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ekspertët thonë se një miratim i plotë mund të lehtësojë shqetësimet e amerikanëve për sigurinë e vaksinës dhe të inkurajojë më shumë persona që të vaksinohen pasi që vendi sheh një rritje të rasteve të nxitur nga varianti shumë ngjitës Delta.
Mbi 83% të infeksioneve në Shtetet e Bashkuara i atribuohen variantit Delta, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). /Gazeta Shneta/