Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dreshaj: Në mungësë të stafit po kujdestarojnë edhe infermierët, ku është shteti?

Lajme 23/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infektologu dhe deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, ka thënë se në mungesë të stafit në Klinikën Infektive po kujdestarojnë edhe infermierët.

Sipas tij, është fatkeqësi që jetët e njerëzve po trajtohen nga shteti vetëm si shifra në statistikat ditore.

“Në Klinikën Infektive, nuk punon as porta dezinfektuese. Brenda klinikës, në mungesë stafi, po kujdestarojnë edhe kryeinfermierët. Fuqia shpirtërore e këtyre grave dhe burrave është për admirim. Nuk dorëzohen asnjëherë. Po shteti, ku është?”, ka shkruar Dreshaj.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

Sot me ekipën kujdestare në Kliniken Infektive, Covid 19, ku edhe kryeinfermierët kujdestarojnë në mungesë të stafit infermieror.

Është fatkeqësi e madhe që jeta njerëzore po trajtohet nga shteti vetëm si shifër në statistikat ditore të të infektuarve. Jeta është e shenjtë dhe është obligim shtetëror që ajo të mbrohet. Vet shtetet janë krijuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre.

Respekt deri në përulje për ata që janë në krye të detyrës, për të shpëtuar sa më shumë jetë. Për ata që edhe përkundër përkrahjes shtetërore po rrin besnik ndaj betimit të Hipokratit.

Në Klinikën Infektive, nuk punon as porta dezinfektuese. Brenda klinikës, në mungesë stafi, po kujdestarojnë edhe kryeinfermierët. Fuqia shpirtërore e këtyre grave dhe burrave është për admirim. Nuk dorëzohen asnjëherë.

Po shteti, ku është?

Artikulli paraprakShkollat ​​mund të rihapen duke plotësuar këto kushte për çështje sigurie, thanë ekspertët
Artikulli i rradhës Mbingarkohet SHSKUK, Krasniqi iu kërkon falje punëtorëve shëndetësorë për ndërprerjen e pushimeve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.