Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbingarkohet SHSKUK, Krasniqi iu kërkon falje punëtorëve shëndetësorë për ndërprerjen e pushimeve

Lajme 23/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Javën që lamë pas është shënuar numër i madh i të infektuarve me koronavirus, ndërsa kjo ka bërë që të ketë edhe rritje të rasteve që kërkojnë hospitalizim.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Valbon Krasniqi, një ditë më parë bëri të ditur se ka rritje drastike të numrit të pacientëve me koronavirus që kërkojmë trajtim spitalor.

Sipas tij, çdo ditë po shtrohen në spitale gati 100 pacientë.

E për shkak të kësaj situate, Krasniqi ka thënë se detyrohen që në spitale të trajtojnë vetëm rastet e rënda, derisa kërkon që pacientët të trajtohen edhe në qendra të mjekësisë familjare.

“Edhe në të kaluarën kemi parë që ka funksionuar mirë trajtimi i pacientëve në QMF”, ka deklaruar Krasniqi në RTV Dukagjini.

Krasniqi thotë se nga dita e hënë në klinikat e QKUK-së do të reduktohen shumë shërbime në mënyrë që mjekët të fokusohen te pacientët me koronavirus.

“Jemi të detyruar t’i pezullojmë programet elektive (jo emergjente), ndërsa vizitat në ambulanta specialistike do të reduktohen në 50%. Kërkojmë ndjesë edhe ndaj punëtoreve shëndetësorë pasi jemi detyruar të ndërpresim edhe pushimet e tyre vjetore që të kemi personel të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve”, deklaroi ndër të tjera Krasniqi.

Drejtori i SHKUK-së thotë se për herë të parë në Klinikën e Pediatrisë janë të shtruar 10 fëmijë të prekur me koronavirus.

Artikulli paraprakDreshaj: Në mungësë të stafit po kujdestarojnë edhe infermierët, ku është shteti?
Artikulli i rradhës Kolegët e kundërshtojnë Prof. Lulin, madje e quajnë deklaratë skandaloze për antibiotikët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.