Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deklarata e Florim Besimit pasi dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit të Tetovës

Lajme 11/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florim Besimi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e punës, duke thënë se ndien përgjegjësi morale për ta bërë këtë.

“Të nderuar, me dhimbje të pashuar për çdo viktimë dhe çdo familjarë të tyre, ju informoj se për shkak të kësaj përgjegjësie morale që e ndjej, jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë. Pas kësaj ngjarje të tillë tragjike dhe fatkeqe, ky vendim është i pashmangshëm”, ka shkruar Besimi.

Florim Besimi shprehu ngushëllimet e tij për jetët e humbura.

“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të të gjithë të punësuarve nga Spitali Klinik i Tetovës, edhe njëherë të shpreh ngushëllimet deri te familjet e viktimave që humbën jetët e tyre në ngjarjen tragjike që ndodhi në Spitalin modular për COVID në Tetovë”.

“Si mjek, i cili tërë jetën time profesionale i’a kam përkushtuar shërimit të bashkëqytetarëve tanë dhe si njeri i parë i Spitalit Klinik të Tetovës, me të cilin udhëheq gjatë viteve të fundit, ndjej përgjegjësi morale nga ngjarja e tmerrshme në të cilën u shuan jetë njerëzish”.

Dorëheqja ime nuk do t’i ngushëllojë familjet, por besoj se do të vendos një linjë morale të cilën të gjithë ne si shoqëri e kemi harruar”.

“Humbja e jetës njerëzore në një gjendje të tillë është tragjedi e madhe. Funksioni nuk qëndron para dinjitetit dhe humanitetit. Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë”.

“Unë me besim të plotë tërë jetën time e kam vënë në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe të shoqerisë tonë. Shpreh respekt dhe ngushëllime ndaj tetovarëve të mi dhe unë do të mbetem në shërbim të përhershëm të tyre”.

“Zoti e bekoftë Tetovën time dhe tetovarët e mi!Me bashkëndjesi të thellë dhe sinqeritet,Florin Besimi”.

Artikulli paraprakCilat janë rreziqet e personave me diabet nëse sëmuren me Covid-19, këshilla nga Dr. Shpresa Azemi-Shemsedini
Artikulli i rradhës Vaksina apo imuniteti natyror pas kalimit të infeksionit COVID ofrojnë mbrojtje më të fortë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.