Një numri i qytetarëve në Spanjë që kanë sistem imunitar të komprometuar, kanë të ngjarë të kenë mbrojtje më të dobët kundër COVID-19 nga regjimi aktual i vaksinimit me dy doza.
Komisioni i Shëndetit Publik të vendit spanjoll ka marr vendim rreth fillimit të dozës së tretë kundër COVID-19 tek personat që janë me imunitet të dobët, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Rreth 100,000 njerëz – përfshirë marrësit e transplantit të organeve dhe palcës së eshtrave, njerëzit me sklerozë të shumëfishtë dhe ata që marrin trajtim me antitrupa monoklonalë – pritet të marrin injeksionin e tretë të radhës.
Doza do të administrohet të paktën 28 ditë pas dozës së mëparshme dhe mundësisht të jetë i të njëjtit lloj vaksine.
Me miratimin e këtij vendimi, Spanja i bashkohet një liste në rritje të vendeve që kanë njoftuar se do të ofrojnë një regjim me tre doza të vaksinave COVID-19 për popullatat me rrezik të lartë.
Izraeli dhe Luksemburgu tashmë kanë filluar shpërndarjen e tyre për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, ndërsa Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda pritet t’ua ofrojnë këtë mundësi banorëve të shtëpive të kujdesit dhe atyre me sëmundje kronike këtë vjeshtë. /Gazeta Shneta/