Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se po sulmohet në jetën personale nga opozita me dezinformata të qëllimshme.
Vitia në “Kallxo përnime” ka thënë se po sulmohet nga opozita me sulme e shpifje nën çdo nivel etik, duke u futur edhe në jetën personale. Sipas tij të gjitha janë shpifje.
“Në fillim më akuzuan se po e vonoj kontratën me Pfizerin. Pasi e siguruam thoshin se është e pamundur të administrohen këto vaksina. Kur e panë që me punë dhe rezultate u dëshmuan këto punë, kaluan nën çdo nivel etik e moral të sulmeve dhe shpifje duke u futur me sulme edhe në jetën time personale.
Natyrisht se të gjitha janë të pavërteta. Secilën shpifje që ata e bëjnë ndaj meje nuk e kam ndërmen të përgjigjem. Por ajo që më shqetëson se bëjnë shpifje ndaj një procesi kaq delikat si vaksinimi që rrezikojnë”, ka deklaruar Vitia.