Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Më 27 shtator nis mësimi në shkolla, certifikata e vaksinës aplikohet për gastronominë në ambiente të brendshme

Lajme 23/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar në një konferencë për media se më 27 shtator do të nis mësimi në shkolla, ndërsa ka thënë se do të lejohet puna e gastronomisë në ambiente të brendshme duke kërkuar certifikatën e vaksinës ose testet Covid-19.

Vitia ka deklaruar se sipas raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, është shënuar rënie e rasteve të reja pozitive por megjithatë situata mbetet ende jostabile.

“Më 27 shtator do të fillojë mësimi në shkolla, me maksimum 20 nxënës në klasë. Gastronomia do të lejohet të punojë në ambiente të brendshme, por do të kërkohet certifikata e vaksinimit ose testet negative Covid-19. E njëjta vlen edhe për qendrat tregtare dhe call center”, ka deklaruar Vitia.

Ai ka bërë të ditur poashtu se në aktivitetet sportive në ambiente të mbyllura do të lejohet prania e qytetarëve në vetëm 10 për qind të kapacitetit duke kërkuar certifikatën e vaksinës apo testet Covid-19. Ndërsa në ambiente të hapura lejohet 30 për qind e kapacitetit, por duke kërkuar kriteret e njëjta si më sipër. E njëjta vlen edhe për aktivitetet kulturore.

Vitia ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë janë vaksinuar me një dozë 41 për qind e qytetarëve ndërsa me dy doza 26 për qind. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShSKUK: Në Klinikën e Pulmologjisë s’ka pacientë të infektuar me Covid
Artikulli i rradhës Nis Kongresi i Parë Klinik i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve dhe Oda e Mjekëve

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.