Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nis Kongresi i Parë Klinik i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve dhe Oda e Mjekëve

Lajme 23/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka nis punimet Kongresi i Parë Klinik i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

Kirurgu i njohur shqiptar në SHBA, Prof. Rifat Latifi, kryetar i Kolegjit të Kirurgëve, e ka quajtur kongres historik i cili ka mbledhur 44 kirurg nga Kosova, SHBA, Argjentina, Shqipëria, etj. ku do të diskutojnë metodat më të reja kirurgjike. Kongresi po mbahet në Prishtinë me prani fizike por edhe virtuale për shkak të masave të pandemisë, shkruan Gazeta Shneta.

“Objektivi i këtij kongresi është përmirësimi dhe edukimi i kirurgëve për të ofruar cilësi të shkëlqyer për pacientët duke vendosur edhe standarde më të larta”.

“Misioni i këtij kongresi është të sjellë të gjithë kirurgët nga të gjitha specialitetet kirurgjike në mënyrë që të mësojnë nga përparimet e fundit. Më shumë se 800 kirurgë janë regjistruar për të marr pjesë, nga të cilët 400 janë anëtarët më të rinj të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës”, ka deklaruar Latifi.

“Ne mezi presim kongresin e ardhshëm dhe shpresojmë se do të jetë më i mirë dhe me pjesëmarrje fizike. E ardhmja e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës do të jetë e mirë dhe e fortë. 100 vjet nga tani historianët e kolegjit do të mbajnë mend këtë ditë të jashtëzakonshme dhe do të përkujtojnë se kolegji është krijuar nga domosdoshmëria për të ngritur cilësinë e kirurgëve”, ka deklaruar Latifi.

Kongresin e ka përshëndetur dhe përkrahur edhe kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu.

“Në vitin 2000 jemi takuar për herë të parë me Dr. Rifatin. Ai më foli për Telemjekësinë, që ne s’kishim dëgjuar kurrë. Para tre viteve erdhi me idenë e Kolegjit të Kirurgëve dhe ja ku u bë. Ai një hap para, e ne duke qëndruar një hap mbrapa tij”.

“I bëj thirrje kryetarëve të shoqatave të profesionistëve kirurgjik që të punojmë të gjithë në një ritëm. Kolegji do ta ketë të ardhmen e ndritur dhe Oda do të jetë mbrapa për të gjitha nevojat, sikurse për të gjitha organizatat tjera të profesionistëve”, ka deklaruar Sejdiu. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMë 27 shtator nis mësimi në shkolla, certifikata e vaksinës aplikohet për gastronominë në ambiente të brendshme
Artikulli i rradhës Betimi i Kolegjit të Kirurgëve: Do ta trajtojë pacientin, ashtu sikurse do të doja të më trajtonin mua

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.