Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mashtrimi dhe biznesi me shërim jashtë vendit, Policia në kërkim të dy personave

Lajme 24/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërimi jashtë vendit fatkeqësisht në Kosovë është shndërruar në biznes dhe mundësi mashtrimi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të dy personave, Mexhid Krasniqi 35-vjeç dhe Muhamet Gashi 22-vjeç, të cilët kanë mashtruar qytetarët duke iu kërkuar para për shërim jashtë vendit, shkruan Gazeta Shneta.

Krasniqi dhe Gashi dyshohet se kanë përdorur informata të rrejshme kinse për persona të sëmurë që kanë nevojë për shërim jashtë vendit, duke kërkuar para në emër të tyre nga qytetarët.

“Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit,  për persona të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo nuk është hera e parë që persona të dyshuar kanë mashtruar qytetarët në emër të njerëzve që kanë nevojë për shërim jashtë vendit.

 

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Identifikohen dy persona të dyshuar për disa raste të mashtrimeve

Prishtinë, 24 shtator 2021 – Referuar disa rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (prill, maj, qershor), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të Përgjithshme, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë:

Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarve:

– Mexhid Krasniqi, 35 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

-Muhamet Gashi, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,

për të cilët dyshohet se janë të përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.

Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore.

Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit,  për persona të ndryshëm.

Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë.

Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tyre, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tyre, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

Artikulli paraprak“Stenta 2”, infermieri Murat Abazi mohon akuzat, thotë se s’kishte kompetencë për referim të pacientëve
Artikulli i rradhës Doza e tretë përforcuese nga Pfizer merr autorizimin për përdorim emergjent nga FDA

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.