Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka theksuar se do të jap autorizimin për përdorim emergjent dozën përforcuese të vaksinës Pfizer tek personat 65 vjeç e tutje dhe personat që kanë kushte të tjera shëndetësore, meqë rast janë në rrezik të infektimit.
Përgjatë këtyre ditëve, këshilltarët kanë rekomanduar autorizimin e përdorimit urgjent të dozës përforcuese nga Pfizer shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas tyre, kjo dozë do të sjell mbrojtje te personat 65 vjeç e tutje, si dhe tek personat që përballen me kushte tjera shëndetësore, meqërast janë në rrezik të lartë të infektimit. Mes tjerash, ata sugjeruan se kjo do të merret pas gjashtë muajve, pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.
“FDA mori në konsideratë kontributin e Komitetit dhe bëri rishikimin e tij të plotë të të dhënave të paraqitura për të arritur në vendimin e sotëm,” tha Dr. Peter Marks
“Ne do të vazhdojmë të analizojmë të dhënat e paraqitura në FDA në lidhje me përdorimin e dozave përforcuese të vaksinave COVID-19 dhe do të marrim vendime të mëtejshme sipas rastit bazuar në të dhënat.”
Aktualisht, kompania Pfizer ka argumentuar se ka prova të mjaftueshme që imuniteti fillon të dobësohet pas gjashtë mujash dhe se një dozë përforcuese rikthen një mbrojtje më të sigurt.
Meqenëse, FDA ka hapur rrugën drejt miratimit të dozës përforcuese nga Pfizer, vendimi i fundit pritet të merret nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Sipas CDC-së, zyrtarët shëndetësore duhet të presin gjersa të dy agjencitë të kenë nënshkruar vendimin.
Deri më tani, dozat përforcuese janë miratuar për disa grupe me imunitet më të dobët, por jo edhe për pjesën tjetër.
Rreth 2.3 milionë amerikanë tashmë kanë marr një dozë të tretë përforcuese nga Pfizer, raporton CDC.
Poashtu, edhe Moderna ka kërkuar nga FDA të miratojë dozat përforcuese të vaksinës së saj, ndërsa Johson&Johnson ka publikuar të dhënat e pjesshme që tregonin se një dozë përforcuese mbështet imunitetin e njeriut. Mirëpo, kompania ende nuk ka aplikuar në FDA për të marr në konsideratë dozën përforcuese të vaksinës së tyre.
Së fundmi, Dr. Doran Fink ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka të dhëna mbi sigurinë ose efikasitetin e përzierjes së vaksinave./Gazeta Shneta/