Studiuesit përcaktuan disa faktorë që i vënë fëmijët në një rrezik më të lartë për COVID-19 të rëndë.
Fëmijët me kushte themelore shëndetësore kanë më shumë gjasa të zhvillojnë një formë të rëndë të infeksionit, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Mjekët thonë se prindërit duhet të bëjnë çmos për t’i mbrojtur fëmijët nga virusi.
Ndërsa shumica e fëmijëve përjetojnë raste të lehta të COVID-19, disa zhvillojnë komplikime serioze nga virusi. Tani, një studim i ri po ndihmon në përcaktimin se cilët fëmijë janë më të rrezikuar.
Për studimin, hulumtuesit analizuan të dhënat nga 45 spitale të fëmijëve në SHBA midis muajit prill dhe shtator të vitit 2020 të pacientëve pediatrikë të cilët ishin diagnostikuar me COVID-19. Studimi përfshiu gati 20,000 fëmijë.
Nga ata që u shtruan në spitale – 3,222 kishin COVID-19 të moderuar, 431 kishin COVID-19 të rëndë dhe 380 kishin një formë shumë të rëndë të sëmundjes. Nga fëmijët e pranuar në spital me COVID, 21% kanë zhvilluar sëmundje të rëndë dhe kanë kërkuar kujdes intensiv kritik.
Studiuesit zbuluan se kushtet e mëposhtme rrisin rrezikun e shtrimit në spital për fëmijët si:
– Obeziteti;
– Diabeti i tipit 2;
– Astma;
– Sëmundje të zemrës;
– Sëmundje të mushkërive;
– Sëmundje neurologjike;
Studimi i shtatorit u botua në revistën ‘Journal of Hospital Medicine’.
Aktualisht, vetëm fëmijët e moshës 12 vjeç e lart kanë të drejtë të marrin vaksinën COVID-19 në SHBA. /Gazeta Shneta/