Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

11-të ministrat e Shëndetësisë, dy prej tyre përfunduan me aktakuzë në gjykatë

Lajme 04/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë është udhëhequr nga 11 ministra që nga formimi i Qeverisë së parë pas zgjedhjeve të mbajtura pas luftës në Kosovë. Nga 11 ministra, dy prej tyre kanë përfunduar me aktakuza në gjykata, ndërsa vetëm dy nga 11-të janë gra

Ministri i parë që ka udhëhequr me Shëndetësinë është Numan Baliq i ardhur në këtë pozitë nga minitoritetet. Pas tij kanë vazhduar edhe Resmije Mumxhiu dhe Sadik Idrizi, të dy poashtu nga partitë minoritare, shkruan Gazeta Shneta.

Nga viti 2007 deri më 2010 pozitën e ministrit të Shëndetësisë e mbajti Alush Gashi. Pas tij në Qeverinë Thaqi 2, u emërua Bujar Bukoshi i cili mbajti poashtu edhe pozitën e zv.kryeministrit.

Bukoshit më pas iu ngrit aktakuza për korrupsion së bashku me 10 zyrtarë tjerë të lartë të MSH-së, përfshirë edhe ish-sekretarin Ilir Tolaj.

Pas Bukoshit erdhi Ferid Agani. Periudha e menaxhimit të Aganit njihet si një nga fazat kur janë miratuar më së shumti ligje e akte nënligjore në shëndetësi. Megjithatë edhe Agani ka përfunduar në gjykatë si i akuzuar për keqpërdorim të detyrës në rastin Stenta 1, e madje i njëjti u dënua edhe me burg.

Imet Rrahmani (LDK), mjeku nga Gjilani e udhëhoqi MSH-në nga viti 2014 deri më 2017, kurse pas tij erdhi Uran Ismaili nga PDK. Ky i fundit ishte ministri i vetëm i Shëndetësisë deri atëherë që nuk ishte mjek me profesion. Ismaili menaxhoi MSH-në nga 2017 deri në fillim të vitit 2020.

Arben Vitia e mori ministrinë e Shëndetësisë vetëm pak ditë para se të fillonte pandemia Covid-19. Vitia ishte ministër në Qeverinë Kurti 1 dhe 2. Ai dha dorëheqje të shtunën pasi u kandidua për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Armend Zemaj, një ministër i Shëndetësisë poashtu me profesion tjetër, jurist. Edhe Zemaj u përballë me pandeminë pasi erdhi në këtë pozitë në qershor 2020.

Krejt në fund është Dafina Gexha-Bunjaku e cila aktualisht është duke mbajtur pozitën e ushtrueses së detyrës së ministres. Ajo është epidemiologe dhe vjen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇka duhet të dini për vaksinën COVID-19 për fëmijë?
Artikulli i rradhës Bie numri i të infektuarve me Covid në vendin tonë në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.