Bie numri i të infektuarve me Covid në vendin tonë në 24 orët e fundit

2021-10-04 në ora 15:00

Vetëm shtatë raste të infektimit me Covid janë raportuar nga 1,515 testime të kryera brenda 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).

Sipas MSh-së, brenda kësaj periudhe është shënuar një rast i vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, 199 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 2,044.

Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 5,041 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/