Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tri klinika të QKUK-së u bënë bashkë për ta shëruar një foshnje të porsalindur

Lajme 05/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një foshnje e porsalindur në QKUK ka bashkuar tri klinika. Neonatologjia, Kirurgjia e Fëmijëve dhe Radiologjia janë bërë bashkë për ta shëruar fëmijën.

QKUK ka njoftuar se foshnja kishte lindur me probleme gastrointenstinale të mos tolerancës ndaj ushqimit. Shkaku i këtij problemi u diagnostikua përmes imazherisë radiologjike dhe i njëjti u evitua nga kirurgët e fëmijëve, shkruan Gazeta Shneta.

Pas intervenimit foshnja u rikthye në Neonatologji ku qëndroi një muaj e gjysmë dhe më pas u lirua në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë nga QKUK:

Një foshnje, e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, është trajtuar për një muaj e gjysmë ditë në Njësinë Intensive të Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me rekomandimin e mjekëve përgjegjës, pas 44 ditësh është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Foshnja me inicialet B.G. kishte probleme gastrointestinale-mostolerimit në ushqim. Për shkak të vështirësive me frymëmarrje dhe nevojës për asistence respiratore, ishte vendosur në IMV.

Në bazë të manifestimeve klinike, kishte dyshime për fistullë trakeoezofageale, të cilën e vërtetuan më pas ekzaminimet e nevojshme diagnostike-radiologjike.

Pas intervenimit kirurgjik në Kirurgjinë e Fëmijëve, foshnja ishte kthyer për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neonatologjisë, sipas te gjeturave klinike dhe laboratorike, si dhe konsultave me kirurgun e fëmijëve, kirurgun maksilofacial, për shkak të paresës së lindur të nervit facial të anës së majtë, pediatrin-neurolog dhe  fiziatrin.

Artikulli paraprakTetori ‘pink’, KEG Clinic ofron zbritje për ultrazërin e gjirit me radiologen Afrora Avdyli
Artikulli i rradhës Certifikatë të vaksinimit nga Serbia pa u vaksinuar fare, i dyshuari arrestohet nga Policia e Kosovës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.