Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë nga sëmundjet kancerogjene që prek gratë. Njëkohësisht është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes tek gratë e moshës 45-55 vjeç.
Ne kuadër të muajit Tetor i cili është muaji i ndërgjegjsimit kundër kancerit të gjirit, KEG Clinic ofron pakon e kontrollit të gjirit e cila përfshin ultrazërin e gjirit dhe konsultimin me radiologun në vlerën prej 15 euro.
Ultrazëri i gjirit është analizë imazherike e cila bëhet për të identifikuar ndonjë ndryshim jo normal në gjirin tuaj. Si metodë radiologjike e ekzaminimit ultrazëri nuk prodhon rrezatim dhe si e tillë është metodë jo e dëmshme dhe pa efekte anësore. Është metodë joivazive dhe aspak e dhimbshme.
Me rritjen e numrit të rasteve me patologji të gjirit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt në nivel botëror, ekzaminimi i gjirit ka gjetur aplikim të gjerë dhe zë vend të rëndësishëm në diagnostifikimin e sëmundjeve të gjirit.
Ultrazëri i gjirit mund të bëhet në çdo moshë si dhe në çdo periudhë të jetës së femrës (shtatëzani , gjidhënie).
Kontrollat e rregullta të gjinjëve me ultrazë mundësojnë detektimin e ndryshimeve sa më herët, në mënyrë që trajtimi të jetë sa më i saktë dhe i sukseshëm.
Këtë shërbim e ofrojmë me ultrazë me imazheri mjaft të sofistikuar që mundëson diagnostifikim me saktësi të lartë.
Për çdo dyshim që mund të keni ju mund të na kontaktoni për të marrë këshillat e duhura nga Dr. Afrora Avdyli dhe për të caktuar terminin tuaj.
Për më shumë info!
☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)
? Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj
Artikull i sponsorizuar