Sipas raporteve të datës 5 tetor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 165 pacientë.
109 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 në QKUK: Klinika Infektive, 35 pacientë; Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19; Mjekimi Intensiv, në Klinikë Infektive, 9 pacientë. /Gazeta Shneta/