Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studime të fundit: Po vijnë barnat antivirale të reja të fuqishme ndaj infeksionit COVID

Jetë 05/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Covid-19
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njerëzit e sapo infektuar me COVID së shpejti mund të kenë qasje në barin antiviral si një tip i barit Tamiflu për koronavirusin e ri – një përparim që ekspertët thonë se do të ndryshonte në mënyrë drastike rrjedhën e pandemisë në vazhdim.

Të paktën tre kategori pretendentë po konkurrojnë për t’u bërë pilula e parë antivirale që synon në mënyrë specifike COVID-19, sipas raporteve nga prodhuesit e kompanive të barnave, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Një pilulë e tillë mund të përshkruhet nga mjeku juaj dhe të merret gjatë shërimit në shtëpi, duke kufizuar potencialisht ndikimin e një infeksioni COVID në trupin tuaj.

Molnupiravir, bari antiviral i kompanisë Merck & Co ishte temë diskutimi gjatë javës së kaluar. Kompania njoftoi se do të kërkojë miratimin e shpejtë të SHBA-së për përdorimin emergjent të pilulës së tyre, pasi provat klinike treguan se përgjysmoi rrezikun e pacientëve për shtrim në spital ose vdekjes nga COVID-19.

Por në anën tjetër kemi dhe dy barna kandidate të tjera – gjithashtu që kanë treguar efikasitet në provat klinike: njëra nga Pfizer dhe një tjetër nga Roche dhe Atea Pharmaceuticals.

Nëse ato rezultojnë të sigurta dhe efektive, këto barna kandidate mund t’i mbajnë njerëzit e infektuar me COVID jashtë spitalit dhe t’i parandalojnë infeksionet me koronavirus, thanë ekspertët.

“Këto janë të gjitha barna që në një mënyrë ose në një tjetër ndërhyjnë në shumëzimin e virusit,” tha Dr. William Schaffner.

“Nëse jeni ekspozuar dhe virusi tashmë është në trupin tuaj duke filluar të shumohet, nëse mund të hyjmë atje herët me këto barna që pengojnë shumëzimin e tyre, padyshim që virusi nuk mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit tuaj – duke ju kursyer kështu zhvillimin e  sëmundjes ose marrja e një sëmundjeje më të lehtë”, tha Dr. Schaffner. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë ShSKUK po trajtohen 165 pacientë nga COVID-19
Artikulli i rradhës Doza e dytë e vaksinës e nevojshme për individët e infektuar me COVID menjëherë pas dozës së parë

Ju sugjerojmë

Sindroma e theksit të huaj (FAS): Simptomat, shkaqet dhe trajtimi

26/05/2023 Jetë

10 analizat shëndetësore që çdo burrë mbi 40 vjeç duhet të kryejë

26/05/2023 Jetë

4 probleme serioze shëndetësore që i shkakton presioni i lartë i gjakut

26/05/2023 Jetë

Pasojat e divorcit te fëmijët

26/05/2023 Jetë

6 llojet e zakonshme të çrregullimeve të të ngrënit

26/05/2023 Jetë

Shkencëtarët zbulojnë mutacionin e rrallë gjenetik, që u mundëson grave të mos ndiejnë dhimbje

26/05/2023 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.