Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH miraton përdorimin e vaksinës së parë të malaries në botë drejt vendeve afrikane

Lajme 07/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përshëndet “ditën historike” në luftën kundër sëmundjeve parazitare.

Organizata Botërore e Shëndetit ka rekomanduar përhapjen e gjerë të vaksinës së parë të malaries, një veprim që ekspertët shpresojnë se mund të shpëtojë jetën e dhjetëra mijëra fëmijëve çdo vit në të gjithë Afrikën, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.

Duke e vlerësuar këtë si “një ditë historike”, drejtori i përgjithshëm i OBSH -së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pas një pilot – programi të suksesshëm në tre vende afrikane, vaksina RTS, S duhet të vihet në dispozicion më gjerësisht.

“Fillova karrierën time si një studiues i malaries dhe prisja me padurim ditën që do të kishim një vaksinë efektive kundër kësaj sëmundjeje të lashtë dhe të tmerrshme. Dhe sot erdhi ajo ditë, një ditë historike! Sot, OBSH po rekomandon përdorimin e gjerë të vaksinës së parë në botë kundër malaries”, tha Tedros në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Vaksina RTS, S, e njohur edhe si Mosquirix, është zhvilluar nga kompania farmaceutike britanike GlaxoSmithKline (GSK), dhe është administruar për më shumë se 800,000 fëmijë në Ganë, Kenia dhe Malavi që nga fillimi i pilot – programit në vitin 2019.

Vaksina, e cila kaloi nëpër prova të gjata klinike, ka efikasitet të kufizuar, duke parandaluar 39% të rasteve të malaries dhe 29% të rasteve të rënda të malaries tek fëmijët e vegjël në Afrikë gjatë provave katërvjeçare.

Sidoqoftë, një studim i udhëhequr nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM) në muajin gusht, zbuloi se kur fëmijëve të vegjël u jepeshin vakina e tipit RTS, S dhe barna antimalariale, kishte një ulje 70% të shtrimit në spital ose vdekjeve. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak94 qytetarë të shëruar nga Covid, në mesin e tyre edhe tre fëmijë
Artikulli i rradhës Si e lufton sistemi imunitar pushtuesit të huaj si koronavirusi në organizëm, flasin ekspertët

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.