Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-ministri i Shëndetësisë kandidati më i votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Lajme 21/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të dielën e 17 tetorit në 38 komunat e Kosovës janë mbajtur zgjedhjet lokale. Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të komunave dhe përfaqësuesit e tyre në kuvendet komunale

Të drejtën e tyre për të zgjedhur udhëheqësit e qytetit të tyre për katër vitet e ardhshme, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e shfrytëzuan vetëm 42.50 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Personi më i votuar në këto zgjedhje ishte ish-ministri i Shëndetësisë që garoi për të parin e Prishtinës nga radhët e Lëvizje Vetëvendosje, Arben Vitia.

Bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ-së, Vitia mori 35 mijë e 433 vota. Mirëpo, këto vota nuk i mjaftuan që ta fitojë. Qytetarët e Prishtinës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit më 14 nëntor, për ta zgjedhur kryetarin e tyre të ardhshëm.

Ndryshe nga Vitia, kryetari aktual i Ferizajt nga Partia Demokratike, i cili është personi i dytë më i votuar në këto zgjedhje, Agim Aliu, arriti që të shënojë fitore pa balotazh.

Ai mblodhi 30 mijë e 441 vota apo 62,53 për qind të votave.

I treti më i votuari në këto zgjedhje është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, i cili mblodhi 24 mijë e 572 vota.

Kësisoj, Rama do të përballet me Vitinë për “fronin” e të parit të kryeqytetit, më 14 nëntor.

Në vendin e katërt sa i përket numrit të votave që mori në këto zgjedhje është kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili grumbulloi 23 mijë e 504 vota, të pamjaftueshme për një fitore në rundin e parë.

I pesti më i votuari është kandidati i LDK-së për të parin e Pejës, Gazmend Muhaxherit.

22 mijë e 778 vota që i mori më 17 tetor, ia siguruan Muhaxherit fitoren e tretë radhazi pa balotazh./Gazeta Sinjali/

Artikulli paraprak59 pacientë të sëmurë me Covid në spitale, dy prej tyre në kujdesin intensiv
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë do të shqyrtojë masat e reja javën e ardhshme

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.