Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë do të shqyrtojë masat e reja javën e ardhshme

Lajme 21/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë do t’i shqyrtojë javën e ardhshme masat anti-Covid që janë në fuqi. Por, paraprakisht, gjatë ditës së sotme MSh do të marrë një vlerësim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për situatën gjatë dy javëve të fundit, shkruan Express

Gjatë javës së ardhshme do të shqyrtohen masat anti-Covid që janë në fuqi nga data 27 shtator. Kështu kanë bërë të ditur në një përgjigje për Express nga Ministria e Shëndetësisë.

“Rishqyrtimi i masave pritet të behet javën që vjen”, kanë deklaruar nga MSh.

Nga kjo ministri kanë deklaruar se ende nuk dihet nëse do të hiqet kufizimi i lëvizjes apo se cilat do të jenë masat e reja, pasi kjo pritet të vendoset pas një analize nga IKSHPK-ja, e cila do të dorëzohet sot në MSh.

“Nuk e dimë ende cilat janë masat që do të hiqen apo cilat mund të vendosen, sepse kjo varet nga analiza e dy javëve të fundit e IKSHP-së, që MSh-së i dorëzohet nesër dhe nga rekomandimet që dalin prej saj, bazuar edhe në projeksionet se si mund të zhvillohet situata rreth covid-19 në ditët apo javët që vijnë”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për Express, dërguar të mërkurën.

Ndërkaq në pyetjen se a do të largohet masa e cila obligon qytetarët të vendosin maskën edhe kur janë duke ecur të vetëm në rrugë, nga MSh-ja kanë deklaruar se edhe kjo varet pas marrjes së analizës nga IKSHPK-ja.

“Do të trajtohet secila masë në fuqi nëse duhet të mbahet më tej apo jo, por duhet pritur propozimet që do të dalin pas marrjes së analizës së fundit të situatës për një periudhë më të gjatë kohore”, kanë deklaruar nga MSh.

Artikulli paraprakIsh-ministri i Shëndetësisë kandidati më i votuar në zgjedhjet e 17 tetorit
Artikulli i rradhës Polonia planifikon administrimin e dozave përforcuese të vaksinës anti covid për të rriturit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.