Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prof. Shefqet Lulaj e quan jo legjitim kuvendin e Shoqatës së Gjinekologëve ku u zgjodh kryetari i ri

Lajme 27/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologu Prof. Shefqet Lulaj nuk po e pranon rezultatin e garës për kryetar të Shoqatës së Gjinekologëve, pasi thotë se kuvendi ishte jolegjitim ku votuan persona që nuk kanë paguar anëtarësinë.

Kongresi i Pestë i Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës të shtunën e kaluar u mbyll me mbajtjen e kuvendit të Shoqatës së Gjinekologëve ku kryetar u zgjodh Dr. Naser Rafuna me 30 vota, ndërsa Prof. Shefqet Lulaj mori 25 vota, shkruan Gazeta Shneta.

Por Lulaj nuk e ka pranuar këtë garë si legjitime pasi thotë se kanë votuar persona që nuk janë anëtarë me të drejta të plota në shoqatë, pasi shumica prej tyre nuk kanë paguar anëtarësinë.

“Kuvendi është mbajtur të shtunën dhe unë të hënën i kam shikuar listat e anëtarëve të shoqatës dhe ka dal se 80 për qind e personave që kanë votuar të shtunën, nuk kanë paguar anëtarësinë. E si mund të jesh anëtar nëse nuk paguan anëtarësinë. Janë 20 euro në vit, por nuk e kanë paguar”, ka deklaruar Lulaj.

Ai ka thënë se nuk do t’i pranojë këto rezultate dhe kuvendin e quan jo legjitim. “Ky kuvend për mua është jolegjitim dhe unë nuk do t’i pranojë ato rezultate. Nëse duan ta uzurpojnë shoqatën le të vazhdojnë, por ne duhet të mblidhemi sërish në një kuvend të rregullt, pa shantazhe e kërcënime për të votuar”, ka thënë ai.

“Unë e kam organizuar kongresin, kam mbajt prezantimin kryesor, ndërsa të tjerët kanë dal korridoreve për të mbledhur vota. Unë nuk kam dashur të kandidoj sërish për kryetar sepse kam qenë një kohë të gjatë. Por më kanë kërkuar anëtarësia që të rikandidoj edhe një mandat për të mbajtur kontinuitetin e shoqatës. Tash le të bëjnë çfarë të dojnë, por unë nuk do të jem më pjesë e tyre dhe nuk do të kontribuoj”, ka deklaruar Lulaj.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Dr. Naser Rafunën, por i njëjti ka thënë se nesër do të mblidhet kryesia e re e cila do të dal me sqarime për këto pretendime. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDiabeti gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në të pamurit e fëmijës suaj, tregon studimi
Artikulli i rradhës Ekipet mobile do të vaksinojnë qytetarët sot dhe nesër në shtatë qytete të Kosovës

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.