Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në spitalin e Prizrenit, Vushtrrisë dhe Gjilanit nuk ndodhet asnjë pacientë i infektuar me Covid.
Sipas ShSKUK-së, aktualisht janë nëntë pacientë nga Shqipëria që po marrin trajtim mjekësor nga Covid-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës shkruan Gazeta Shneta.
Në tërë ShSKUK-në janë duke marrë trajtim 61 pacientë, ku prej tyre 18 janë me oksigjeno-terapi dhe katër në mjekim intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 3 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./Gazeta Shneta/




