Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FSSHK kërkon nga Kurti që ta vendos projektligjin e pagave në buxhetin e vitit 2022

Lajme 29/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, që ta vendos projektligjin e Pagave në projektligjin e Buxhetit për vitin 2022.

Kërkesa e FSSHK-së vjen pas paralajmërimit të Qeverisë se në mbledhjen e sotme e cila mbahet në ora 17:00 do të miratohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm.

Kërkesa kryesore e FSSHK është përfshirja e Projektligjit të Pagave në Projektbuxhetin e vitit 2022.

Gjeni më poshtë Reagimin e FSSHK-së drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës përmes email-it zyrtar:

I nderuari Z. Kryeministër Kurti,

Duke qenë se sot në rend të ditës në mbledhje të Qeverisë keni miratimin e Projektbuxhetit për vitin 2022 kërkojmë nga ana Juaj që në këtë Projektligj të parashihet edhe buxheti i paraparë në Ligjin e Pagave  i cili Projektligj bazuar në Planin  Legjislativ për vitin 2021 është dashur të kalojë në Qeveri sot me datë 29.10.2021.

Mos përfshirja në buxhet e këtij Projektligji do të rëndon edhe më shumë situatën e krijuar tek punëtorët shëndetësor të cilët tashmë po ndihen të fyer e ofenduar me trajtimin të cilin po ia bën kjo Qeveri.

I nderuari Z. Kryeministër, punëtorët shëndëtësor të lodhur e të stërngarkuar me punë sidomos gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 kanë dëshmuar përgjegjshëmri dhe profesionalizëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore duke mos e kursyer as jetën e tyre.

Po ju rikutojmë se mosha mesatare e profesionistëve shëndetësor është rreth 53.7 vjeq, kërkesa për migrim jashtë vendit për punë të dinjitetshme çdo ditë po shtohet me të po pakësohet edhe numri i mjekëve dhe infermierëve pranë institucioneve publike, prandaj reagimi sindikal në këtë rast është i pashmangshëm.

I nderuari Z. Kryeministër, ne nuk bëjmë pazare politike por veprojmë me masa sindikale andaj merrni e seriozitet Projektligjin e Pagave dhe përfshirjen e tij në Projektbuxhetin e vitit 2022 sepse veprimet radikale sindikale dhe pasojat mbi to do të rëndojnë në supet tuaja.

Me respekt,

Kryetari i FSSHK-së

Artikulli paraprakA preferohet që gratë shtatzëna të konsumojnë duhan gjatë shtatzënisë së tyre?
Artikulli i rradhës Bejiqi mohon se i kërkoi para prindit të fëmijës, thotë se intervenimi kryhet në QKUK bashkë me mjekët italian

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.